KOSOVË

Parlamenti Evropian i jep goditje Serbisë, kërkon ndaljen e negociatave për anëtarësim në BE

Parlamenti Evropian me njё rezolutё tё miratuar kёrkon qё mos të vazhdohet me procesin e negociatave për anёtarёsim me Serbinë, pёrderisa kjo e fundit nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisё.

Në kёtё rrafsh i bëhet thirrje Serbisё qё që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtatë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Me anё tё Rezolutёs sё miratuar eurodeputetët gjithashtu i bёjnё thirrje BE-sё qё tё vendos sanksione ndaj presidentit tё entitetit serb nё Bosnjё e Hercegovinё, Milorad Dodik pёr shkak tё, siç thuhet, veprimeve që rrezikojnë unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjёs.

Pjesё e konsiderueshme e rezolutёs i kushtohet edhe ndikimit qё ka Rusia nё shtetet e Ballkanin Perëndimor. Pёrmendet nё kёtё rrafsh ndikimi negativ rus nё rajon qё ka pёr synim destabilizimin e Ballkanit Perendimor.

Gjithashtu, Parlamenti Evropian në rezolutёn e miratuar ka kёrkuar sёrish heqjen e regjimit tё vizave pёr qytetarët e Kosovёs, ndёrsa ka pёrshёndetur aplikimin e vendit pёr status kandidati nё Bashkimin Evropian.

Këtu mbështetet arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, përmes njohjes së ndërsjellë, ndёrsa nё tekst thuhet edhe se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Njёkohёsisht kёrkohet nga pesëshja e mbetur evropiane qё tё njohё pavarёsinё e Kosovёs.

Rezoluta e Parlamentit Evropian ёshtё miratuar me 407 vota pro, 92 vota kundёr dhe 142 abstenime.

Ndonёse kanё simblikё politike, rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janё ligjërisht obliguese pёr institucionet e BE-së e as pёr vendet anëtare.

Banner

Related posts

Takohem vetëm me Borrell, jo me Kurtin

admin

Institucionet serbe nuk do të largohen nga zyrat në Mitrovicë të Veriut

admin

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në shtator

admin

Leave a Comment