AKTUALE

Rritja ekonomike në BE më e ngadalshme sesa pritej, parashikimi është ulur në 1.4 për qind

Njëzetë e shtatë vendet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të regjistrojnë rritje ekonomike më të ngadalësuar sesa është pritur për shkak të inflacionit të lartë.

Komisioni Evropian në një njoftim ka parashikuar rritje të ekonomisë së bllokut për 1 për qind më 2023, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.

Parashikimi për vitin 2024 është ulur në 1.4 për qind nga 1.7 për qind sa ka qenë fillimisht.

Sipas raportit, ngadalësimi është shënuar nga ulja e kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.

“Ekonomia e BE-së është përballur me dy situate të rënda: pandemia COVID-19 dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Shkalla e lartë e inflacionit e ka bërë të veten, ndonëse tani ka nisur të bjerë”, ka thënë zëvendëspresidenti i KE-së, Valdis Dombrovskis

Shkalla e inflacionit pritet të arrijë në 6.5 për qind më 2023 dhe 3.2 për qind më 2024.

Në Eurozonë, çmimet e produkteve të konsumit pritet të rriten për 5.6 për qind më 2023 dhe 2.9 për qind më 2024.

Lufta e Rusisë që vazhdon të zhvillohet në Ukrainë, shkalla e lartë e normave të interesit, inflacionit dhe ndikimi i motit ekstrem në ekonomi, vazhdojnë të përbëjnë rrezik për ekonominë e bllokut. /Telegrafi/

Related posts

Protesta e paralajmëruar për UÇK-në në Shkup, Mickoski: Jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë

Gjyla Halili

Sigurimi i jetës: Një e ardhme më e sigurt për veten dhe njerëzit për të cilët kujdesemi

Gjyla Halili

Ambasadori gjerman Otto Graf viziton Thaçin, Kasamin e Gashin

admin

Leave a Comment