AKTUALE

Qeset plastike me pagesë, mirëpritet vendimi

Ndalimi i shitjes së disa llojeve të qeseve plastike dhe vendosja e çmimit prej 5 centëve për llojet e tjera, është mirëpritur nga qytetarët dhe pronarët e bizneseve. Këta të fundit kanë treguar se kanë shpenzuar me qindra euro në muaj për qese. Qytetarët thonë se tani e tutje do të mundohen t`i përdorin ato më pakNdalimi i prodhimit, importit dhe shitjes së disa llojeve të qeseve plastike, dhe vendosja e çmimit prej 5 centëve për llojet e tjera, do të fillojnë të zbatohen një muaj pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ i cili është publikuar në gazetën zyrtare më 29 korrik.

Vendimin e kanë pritur edhe qytetarët, të cilët kanë thënë se tani e tutje do të përdorin më pak qese.

Pronarë të bizneseve kanë treguar se dhjetëra e qindra euro në muaj shpenzojnë vetëm për qese të plastikës.

Iniciativa, e cila synon stimulimin e mospërdorimit të qeseve, është mirëpritur edhe nga organizata të cilat merren me mbrojtjen e ambientit, raporton RTK.

Ndonëse, sipas tyre, zbatimi i Udhëzimit Administrativ mund të jetë sfidues.

Përmes kësaj iniciative po synohet që deri në fund të vitit të ardhshëm një person të mos përdorë më shumë se 180 qese plastike me peshë të lehtë.

Banner

Related posts

Fronti Europian: Opozita shqiptare të mos pengojë qëllimisht aktivitetet parazgjedhore dhe të respekton parimet demokratike

Gjyla Halili

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

Gjyla Halili

Shoqata për kulturë “Reka e Epërme” organizon manifestimin tradicional “Takimet e Rekës së Epërme” 2023

admin

Leave a Comment