AKTUALE

Mjegull në rrugën drejt Kodrës së Diellit në Gjavato dhe Pletvar

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte të dimrit, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka deri 30 metra në aksin rrugor f. Gajre – Kodra e Diellit dhe qafat malore Gjavato dhe Pletvar 50 metra, njoftoi LAMM-ja.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM përkujton se nga 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të kohës. Ky obligim do të zjgat deri 15.03.2025.

Banner

Related posts

Rrogat në kulturë nuk do të ndryshojnë

Gjyla Halili

Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

admin

Myftinia e BFI Tetovë e ftuar në ekspozitën “NotTheSame”

Gjyla Halili