AKTUALE

Pija e popullarizuar ul shtypjen e lartë të gjakut

Vetëm një gotë lëng frutash në ditë mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Hipertensioni shkakton pak simptoma dhe mund të mbetet e pazbuluar për vite me radhë, por me kalimin e kohës mund t’i vërë të sëmurët në rrezik për goditje në tru, sulm në zemër dhe pamjaftueshmëri të zemrës.

Me ushqyerjen jo të shëndetshme, stilin e jetesës dhe stresin që mendohet se rrisin shanset e njerëzve për të zhvilluar presion të lartë të gjakut, mjekët shpesh do të përshkruajnë ndryshime në stilin e jetës, si zvogëlimi i marrjes së kripës dhe alkoolit, ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe më shumë ushtrime.

Hulumtimi i ri i kryer në Universitetin e Torontos ka treguar se pirja e sasive të moderuara të lëngjeve të frutave çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Në ndërkohë, Blood Pressure UK ka paralajmëruar se deri në dy të tretat e britanikëve nën 50 vjeç mund të jetojnë me hipertension të padiagnostikuar.

Ushqimi i dobët dhe mënyra e pashëndetshme e jetesës kanë bërë që të jetë në rritje numri i të sëmurëve që zhvillojnë hipertension deri në moshën 30 vjeçare, kështu që u rekomandohet të rriturve të të gjitha moshave që ta kontrollojnë rregullisht presionin e gjakut. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Dr. Selver ef. Xhemaili dëshmi e vizionit të qartë dhe të qëndrueshëm, të mbështetur në urtësi dhe vepra konkrete.

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi në lagjen Teqe: Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!

Gjyla Halili

Mark Gjonaj fton komunitetin shqiptaro-amerikan në dy ngjarjet zyrtare për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në New York

Gjyla Halili

Leave a Comment