AKTUALE

Deputetja e PDK-së e padit për shpifje ministren Haxhiu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka paditur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shpifje.

Ajo ka njoftuar se padinë e ka dorëzuar në gjykatë të premten.

“Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar. Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ministrja Haxhiu kishte kërkuar shkarkimin e deputetes së PDK-së nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, që funksionon në kuadër të ministrisë, me arsyetimin se kishte munguar shumë herë. Përkundër që s’ka marr pjesë në mbledhje, sipas Haxhiut, Deliu-Kodra ishte kompensuar për to me 2351 euro.

Banner

Related posts

Bekteshi: VMRO dhe VLEN tentojnë ta rikthejnë skenarin e vitit 2006 duke shkaktuar krizë politike në vend

Gjyla Halili

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigen, Agron Dedivanaj: Takimi i mbrëmshëm dëshmi e bashkëpunimit të qëndrueshëm mes institucioneve të Kosovës dhe diasporës shqiptare

Gjyla Halili

Çairi miraton 1 milion denarë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Gjyla Halili

Leave a Comment