SHQIPËRI

Mediumi qeveritar serb: Njësia Speciale po e bastis një fabrikë në Zubin Potok

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës rreth orës 10:00 të mëngjesit kanë hyrë në ambientet e fabrikës së veglave “Lola” në Zubin Potok. Siç shkruan “Kosovo Online”, policia…

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës rreth orës 10:00 të mëngjesit kanë hyrë në ambientet e fabrikës së veglave “Lola” në Zubin Potok. Siç shkruan “Kosovo Online”, policia ka bërë një kontroll të objektit dhe rreth zonës së fabrikës.

Sipas këtij mediumi, në këtë aksion të Policisë së Kosovës kanë qenë rreth 50 policë.

Ndërkohë raportohet se në fabrikë s’ka pasur njeri gjatë bastisjes meqë ajo është jofunksionale prej vitesh.

Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës mbi këtë çështje por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Banner

Related posts

PD dhe Kryemadhi, para nga rusët/ Alarmi i EU Reporter: Morën pagesa nga kompani të oligarkëve rusë

admin

Basha: Shpresojmë të marrim lajme të mira mbi pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës

admin

200 euro gjobë për ata që ecin me rroba plazhi në rrugët e Budvës

admin

Leave a Comment