Gashi theksuar se shfrytëzimi i situatës në veri të Kosovës mund të ketë motive të tjera, duke përfshirë ndryshimin e fokusit të opinionit publik dhe kthimin e vëmendjes së tyre nga çështjet e tjera në vend.
Sipas tij, pas çdo “turbullire të brendshme” në Qeverinë e Kosovës, vetë kryeministri Albin Kurti ka potencial për të thelluar problemet në veri të vendit.
Në lidhje me kërkesën e NATO-s, Gashi ka theksuar rëndësinë e pajtimit me Forcat e NATO-s për çdo ndërhyrje të Forcave Speciale të Kosovës në veri.
Ai ka përfunduar duke thënë se KFOR-i është përgjegjës për sigurinë dhe stabilitetin në këtë zonë dhe duhet të konsultohet në çdo veprim që ka të bëjë me sigurinë.
“Sepse çka përmirësohet edhe nëse merren këto ndërtesa, ata brenda ndërtesës e kanë bërë peng vetën. Edhe nuk i ka sjell kurrfarë lëvizje politike pozitive Kosovës, as veriut, as Mitrovicës, as atyre komunave tjera. Në Graçanicë ka objekte, nuk ka nevojë të shkojë në pikat më të ndejshme, ku krijohen konfliktet. Besoj se në këtë mënyrë ka dashur sekretari i NATO-së, sepse është tepruar më këto. Natyrisht që KFOR- është përgjegjës, nuk është asgjë e re për me u pyet KFOR-i edhe me u konsultu për veprime kur është në pyetje siguria, sepse është përgjegjës”, ka deklaruar Gashi.
Në anën tjetër analisti Astrit Gashi, ka deklaruar se sanksionet dhe refuzimet që janë ndërmarrë nga BE-ja kundër kryeministrit Albin Kurti kanë një qëllim të vetëm, dhe këtë qëllim e ka përshkruar si përpjekjen për ta bindur Kurtin të pranojë diçka që ai nuk e dëshiron.
Në këtë kontekst, ai ka shtuar se Kurti është i vendosur dhe nuk ka në plan të themelojë një Serbi në territorin e Kosovës.
“Pra lufta edhe izolimi i Kurtit, edhe ju që po thoni nuk po e shohim izolimin e Kurtit, veç me ua vizatu. Izolim klasikë është për me e kry marrëveshjen që e ka nënshkruar. Pra i gjithë synimi është me e bind Kurtin me kry diçka që Kurti nuk po dëshiron. Sepse se ka në plan të hyjë në histori duke e themelu një Serbi në Kosovë”, ka deklaruar tutje Gashi në Debat Plus. /RTVD/