AKTUALE

Osmani me video-mesazh nga selia e NATO-s: Biseduam për veriun, sfidat në siguri do t’i kalojmë me aleatët tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një sërë takimesh në Bruksel, konkretisht në selinë e NATO-s Pikërisht nga selia e NATO-s, Osmani u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video-mesazh, ku bëri të ditur se sot ka pasur një ditë intensive e më shumë takime.

Sipas saj, diskutimet ishin shumë përmbajtjesore dhe sërish vendi ka marrë përgjigje pozitive nga aleatët që të vazhdojnë punën me Kosovën.

“Morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën dhe prezencën e tyre. Kosova është shteti më pro-NATO jo vetëm në rajon por në gjithë botën sepse vizioni i qartë i qytetarëve dhe institucioneve është që të anëtarësohemi në këtë aleancë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja bëri të ditur se në takimet që kishte është diskutuar edhe për çështjen e sigurisë në Kosovë, e konkretisht për veriun e vendit.

“Natyrisht që shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohemi në veçanti ato në veri të vendit për shkak të grupeve të organizuara kriminele serbe, i diskutuam sot. Duhet të punojmë bashkë me partnerët dhe aleatët tanë në mënyrë që ti zgjidhim këto sfida të sigurisë sepse çështja e sigurisë asnjëherë nuk është individuale”, tha Osmani.

Osmani shtoi se për 25 vite Kosova e ka dëshmuar që është partner i NATO-s, dhe se do të vazhdoj ta dëshmoj këtë edhe tash e tutje.

Banner

Related posts

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, nuk ka ndërprerje

Gjyla Halili

Taravari: Komunikoj me të gjitha partitë politike, përpos me Selën dhe Thaçin! VLEN ende s’ka vendim se si do të shkojë në zgjedhje

Gjyla Halili

Gordana Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në Bruksel për Dialogun e 12-të ekonomik dhe financiar

Gjyla Halili

Leave a Comment