AKTUALE

Policia gjeti mbi 13.000 mjete piroteknike në Hasanbeg, u arrestuan dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 31 dhjetor 2024, nëpunësit policor të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, në fshatin Hasanbeg e kanë privuar nga liria Xh.A. (29) nga fshati Hasanbeg dhe L.A. (33) nga Shkupi, ku tek ata në tezga të improvizuara janë gjetur mbi 13.000 mjete piroteknike.

Siç thuhet në kumtesë, 8598 mjete piroteknike janë gjetur tek Xh.A., në një tezgë të improvizuar dhe tek L.A. 4641 mjete piroteknike.

Pas dokumentimit të rasteve do të bëhen parashtresat përkatëse.

Banner

Related posts

Ahmeti për Siljanovskën: Të mos prek në plagë të vjetra nuk jetohet në hasmëri shekullore

Gjyla Halili

Microsoft Office 365 now has 120 million business users

admin

Arbana Pasholli pjesë e Konferencës Globale të Grave Deputete të IPU-së në Beograd

Gjyla Halili