AKTUALE

Konjufca: Do të ishte mirë të shkojmë në zgjedhje

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se mendon se do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë kur opozita është kaq e zëshme për këtë çështje.

Në DPT te Fidani që po transmetohet në ATV, Konjufca ka thënë se nuk mund ta parashikojë nëse sivjet do të ketë zgjedhje, por se mund të ketë nëse ka vullnet nga opozita dhe mazhoranca.

“Nuk e di a do të jetë vit i zgjedhjeve, nuk mund ta parashikoj por edhe nëse do të ishte, në rregull do të ishte. Nëse ky është vullneti i opozitës dhe mazhorancës pse të mos shkojmë në zgjedhje. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje nëse nuk ka pajtueshmëri

Mendoj që ndoshta të ishte mirë të shkojmë në zgjedhje, në këtë moment kur opozita është kaq e zëshme që të ketë zgjedhje”, ka thënë Konjufca.

Por, edhe nëse ka zgjedhje, Konjufca thotë se gara do të jetë për vendin e dytë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Sondazhet qysh po e tregojnë, gara më e fuqishme ka me qenë për vendin e dytë. Të gjitha shtizat kanë me ndodh për vendin e dytë”, ka thënë Konjufca.

Related posts

Prej sot fillon thirrja e fundit IPARD 2, afati i fundit për aplikim është 18 shtatori

admin

Incidenti lidhur me kishën në Toplicë, Mickoski: Të mos luhet në kartë etnike

Gjyla Halili

Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevisë me të birin

Gjyla Halili

Leave a Comment