AKTUALE

Qeveria mban mbledhje në formë elektronike, miraton tri vendime

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës në formë elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.

E para ka të bëjë me Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, raporton Klan Kosova.

E dyta ka të bëjë me kërkesën e  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 2,500,000 € për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme për mirëpritjen e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Ndërsa e treta është për Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2022-2025.

Banner

Related posts

Largohet edhe një zv.ministre nga Qeveria Kurti

admin

ROMANI I SHKËLQYER I PASHKO R. CAMAJ DO TË BOTOHET SE SHPEJTI NË GJUHËT ANGLEZE, SHQIP DHE BOSHNJAKE

Gjyla Halili

Mexhiti në iftar me komunitetin boshnjak të qytetit të Shkupit

admin

Leave a Comment