BOTA

SHBA/ Massachusetts thërret Gardën Kombëtare për të përballuar fluksin e emigrantëve dhe protestat vendase (fotot)

Zyrtarët të shtetit të Massachusetts në SHBA kanë dislokuar forcat ushtarake të Gardës Kombëtare prej fluksit të emigrantëve që kanë mbytur shërbimet e qyteteve dhe nuk gjejnë dot strehim, teksa grupet e ndihmës thonë se nuk përballojnë dot situatën, shkruajnë mediat konservatore në vend.

Guvernatorja Maura Healey ka mobilizuar 250 efektivë të gardës Kombëtare të Massachusetts për të ndihmuar me transportimin e qindra emigrantëve drejt strehave të shteti.

Por ashtu i dhe kriza e emigrantëve në New York, shteti vogël i Massachusetts nuk ka burime ose strehim për të akomoduar fluksin.

“Aktualisht organizatat e ndihmës në Massachusetts nuk mund të përballojnë dot situatën me staf dhe me ndihma,” tha senatori vendas Jamie Eldridge për rrjetin CBS News.

Ndërkohë qindra protestues vendas u mblodhën dje para hotelit Yarmouth Resort ku autoritetet thanë se do të strehojnë 100 familje të ardhurish, kryesisht emigrantë nga Haiti.

Protestuesit thonin se zyrtarët po u japin prioritet vetëm emigrantëve duke lënë mënjanë të pastrehët amerikanë të vendit apo ish-ushtarakët e kthyer nga luftërat, me pankarta si “Kujdesuni në fillim për veteranët dhe të pastrehët tanë!!”

Hoteli në fjalë në Yarmouth është vetëm një nga 1,500 akomodimet e përkohshme sipas qeverisë, që po ngrihen në këtë shtet për vitin 2022, shkruan TheNewYorkPost.

Situata në Massachusetts është e ngjashme me atë në New York City ku dhjetra mijëra emigrantë kanë mbërritur nga kufiri jugor këtë vit.

Shifrat e paprecedenta të emigrantëve kanë bërë që qendra e Manhattan të mbushej me emigrantë të pastrehë, që prisnin të regjistroheshin në qendrën e ngritur në Roosevelt Hotel.