SHQIPËRI

Rast i çuditshëm në Tiranë: Familjarët e lajmëruan për vdekje të natyrshme, policia e merr vesh të nesërmen se 37-vjeçarja u vra nga motra e saj

Banner

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për krimin në familje në Tiranë, ku 37-vjeçarja Amanda Pushani u vra me thikë në banesën e saj. Autoritetet thonë se fillimisht familjarët…

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për krimin në familje në Tiranë, ku 37-vjeçarja Amanda Pushani u vra me thikë në banesën e saj.

Autoritetet thonë se fillimisht familjarët kanë raportuar se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, por kryerja e autopsisë ka zbuluar se Amanda Pushani është goditur më thikë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Për ngjarjen është arrestuar e motra, e cila dyshohet si autore e krimit. Krimi në familje është regjistruar në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Amanda Pushani 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Amanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Banner

Related posts

Rama zhvillon sot mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët, kryeministri zbulon se çfarë do të diskutohet

Gjyla Halili

Operacioni i madh në Beograd: Arrestohen disa persona për pastrim të miliona eurove

admin

Rama takon kryeministrin e Anglisë/ Biseda mes dy kryeministrave për emigrantët, sigurinë dhe ekonominë

admin

Leave a Comment