SHQIPËRI

U ngjit për të punuar por u shemb çatia, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos në Itali, ku ka humbur jetën një djalë 18 vjeç me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, mësohet se i riu shqiptar humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 09:00, pasi ra nga çatia e një fabrike ku ishte ngjitur për të kryer disa punime, por ajo u shemb duke rënë rreth 10 metra poshtë.

I riu shqiptar është identifikuar si Franco Mazelli dhe mësohet se banonte bashkë me familjen në Fermano.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.

Banner

Related posts

“Ku është zoti Ahmetaj?” Balla: Ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje

admin

EMRI/ I riu bën për spital dy policë, çfarë ndodhi dje në Sarandë

admin

KQZ vendosi mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje/ Sefa: Vendimet e komisionerit janë politike, ai e di kujt i shërben

admin

Leave a Comment