AKTUALE

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore

Banner

Kërkesa është publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e cila njëherazi është edhe anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Ajo ka thënë se Kuvendi duhet të ndërpres pushimin e t’i kthehet punës.

“Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente.

Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, “shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur”

“Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë”, ka shkruar ajo, krahas kërkesës.

Image
Banner

Related posts

Kallas vjen në Prishtinë pas disa javësh, shkak dialogu Kosovë-Serbi

Gjyla Halili

Gjykata Penale cakton 30 ditë paraburgim për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

Gjyla Halili

Veljanoski: Të gjitha dokumentet me datë të vlefshme janë të vlefshme për votim, KSHZ ka vendosur edhe në vitin 1998

Gjyla Halili

Leave a Comment