AKTUALE

Shoferi që shkaktoi aksidentin e 19-vjeçarit në Shkup ka qenë i droguar

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka hapur procedurë hetimore ndaj një 31-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”.

Nga Prokuroria thonë se i dyshuari i cili po drejtonte një veturë Audi A4 në bulevardin “Nikola Karev”, kur në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski” nuk ka respektuar sinjalizimin rrugor dhe ka kaluar mbi vijën e dyfishtë të plotë, duke hyrë në korsitë e qarkullimit të kahjes së kundërt për të kthyer majtas.

Hetimet tregojnë se ai po ashtu e drejtonte automjetin nën ndikimin e substancave narkotike, në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Komunikacion.

Si pasojë e manovrës së paligjshme, automjeti i tij u përplas me një motoçikletë BMW, ndërsa në pjesën e pasme të veturës u përplas edhe një motoçikletë Honda, të cilat po lëviznin paralelisht nga drejtimi i kundërt.

Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i motoçikletës BMW pësoi lëndime të rënda trupore dhe ndërroi jetë. Viktima është 19-vjeçari Muzafer Fetahi.

Duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit mbi dëshmitarët ose përsëritjes së veprës, prokurori publik i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Më 5 Maj, përulemi me pietet dhe krenari para kujtimit të dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë

Gjyla Halili

Ministrja Hajdari thërret konferencë për media

admin

Superekspertizat për “Llaskarcën” do të prezantohen në Gjykatën Penale

admin