KOSOVË

Po fsheh arkivat për gjetjen e të zhdukurve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë për hapjen e arkivave për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë.

Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, tha se Serbia po e fsheh qëllimshëm vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë. Sipas saj, fytyra e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq po fle mbi varreza masive edhe 25 vjet pas luftës.

“Fytyra e Vuçiqit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, tha ajo.

Pas homazheve pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, Osmani shtoi se përkundër marrëveshjes për të pagjeturit, Serbia vazhdimisht po gjen arsye për mos hapje të arkivave, ani pse kërkesa e Komisionit Qeveritar ka qenë e qartë se cilën arkiv të cilës brigadë të ish ushtrisë Jugosllave duhen informata.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se është e nevojshme një trysni më e madhe ndërkombëtare ndaj Vuçiqit për hapjen e arkivave.

Homazhe bënë edhe zyrtarë qeveritar dhe familjarë të personave të zhdukur me dhunë. Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë./KP

Banner

Related posts

Konjufca: Vërejtjet e ShBA-së s’kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë

Gjyla Halili

Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin

admin

Gjuajtje me armë në drejtim të policisë në veri të Kosovës

admin

Leave a Comment