KOSOVË

Po fsheh arkivat për gjetjen e të zhdukurve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë për hapjen e arkivave për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë.

Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, tha se Serbia po e fsheh qëllimshëm vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë. Sipas saj, fytyra e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq po fle mbi varreza masive edhe 25 vjet pas luftës.

“Fytyra e Vuçiqit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, tha ajo.

Pas homazheve pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, Osmani shtoi se përkundër marrëveshjes për të pagjeturit, Serbia vazhdimisht po gjen arsye për mos hapje të arkivave, ani pse kërkesa e Komisionit Qeveritar ka qenë e qartë se cilën arkiv të cilës brigadë të ish ushtrisë Jugosllave duhen informata.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se është e nevojshme një trysni më e madhe ndërkombëtare ndaj Vuçiqit për hapjen e arkivave.

Homazhe bënë edhe zyrtarë qeveritar dhe familjarë të personave të zhdukur me dhunë. Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë./KP

Banner

Related posts

Sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku

admin

Kosova dhe Serbia s’lëvizin nga qëndrimet për dinarin

Gjyla Halili

Një fëmijë 8 vjeç nga Maqedonia ka ndërruar jetë në aksidentin në rrugën Elbasan-Peqin

admin

Leave a Comment