KOSOVË

Një muaj paraburgim të dyshuarit për kanosje me vrasje Kurtin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit N.S, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.S dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

N.S. u arrestua të enjten. Prokuroria Speciale ka njoftuar se i dyshuari ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti në një postim në Facebook, të cilin e ka përsëritur edhe gjatë një emisioni televiziv në mbrëmje.

Banner

Related posts

Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

admin

Denoncime të rreme për bomba në shkollat e Beogradit

admin

22-vjeçarja braktis foshnjën në plazhin e Golemit

admin

Leave a Comment