Deri dje, Karlo Ançeloti ishte në pritje të rezultateve të analizave të sulmuesit Vinicius Zhunior.
Dhe me të marrë lajmin e keq se braziliani do të mungojë të paktën 6 javë, trajneri italian ka nisur të bluajë në mendjen e tij se si do ta rreshtojë skuadrën, duke nisur nga takimi i javës së katërt në La Liga kundër Getafes. Kundër Seltës, takimi kur Vinicius u dëmtua dhe Ançeloti u detyrua ta nxirrte nga loja dhe që aty dolën variantet e mundshme, të cilat Ançeloti mund t’i përdorë.
I pari prej tyre është të kthehet në skemën e vjetër dhe të preferuar të tij, 4-3-3, me Rodrigon në vend të Viniciusit në krahun e majtë të sulmit, Valverden në të djathtë dhe Hoselun si nëntë.
Kjo do të thotë se Bellingam do të tërhiqej në pozicionin e tij në mesfushë, por pa humbur sytë nga porta rivale. Variabli i dytë është që Ançeloti të përdorë skemën 4-2- 3-1, skemë e aplikuar edhe në sezonin e kaluar në më shumë se një rast.