SPORT

Silvinho nuk duhet ta llogarisë

Pritej që Armando Broja i cili thuajse ka lënë pas plotësisht dëmtimin e rëndë të pësuar në dhjetor të vitit të kaluar, të grumbullohej me skuadrën e Chelsea që në para-sezon, por një e gjë e tillë nuk ndodhi.

Ai po ashtu nuk është grumbulluar me skuadrën as në 3 ndeshjet e para të Premier League, ndërsa u mendua se do t’i jepej shansi ditën e nesërme, ku Chelsea do të përballet me një kundërshtar inferior në EFL Cup, mirëpo ditën e sotme, tekniku Pochettino tha se kjo nuk do të ndodhë.

Madje ai shtoi, se as në fundjavë një e tillë nuk do të ndodhë, por për  yllin “kuqezi” do të pritet të shihet pas ndeshjeve të kombëtareve.

Tanimë shanset që ai të jetë pjesë e listës së Silvinjos janë “0”, në dy ndeshjet më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve për kombëtaren tonë, përballë Çekisë dhe Polonisë.

Banner

Related posts

Agjenti tregon ku do të luajë Salah

admin

Cafu: Ky Milan më bën optimist, më vjen shumë keq si e larguan Maldinin

admin

Mancini: Ja pse me Inter-in nuk do ta ketë të lehtë

admin

Leave a Comment