Lukaku-Roma është një kombinim që po bëhet serioz me kalimin e orëve. Sot mund të jetë takimi vendimtar me qendërsulmuesin për të mbyllur çështjen e pagës me agjentët e Big Rom.
Lojtari është i bindur, dëshiron Romën dhe pothuajse çdo ditë thërret Mourinhon në telefon. Për të është gati një avion privat, ai i presidentit Dan Friedkin , i cili do ta kthente në Itali për të tretën herë.
Kontributi i trajnerit të “Giallorossëve” do të jetë thelbësor në përcaktimin e marrëveshjes me Chelsean pasi ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me Todd Boehly dhe të dy kanë diskutuar personalisht për kushtet e operacionit. Shifrat janë ato të qarkulluara tashmë, 5 milionë për huazim, 7.5 milionë euro paga e lojtarit..
Nëse gjithçka shkon siç shpreson bota romaniste, Lukaku mund të zbarkojë sërish në kryeqytet këtë mbrëmje. Synimi është që blegu të jetë në fushë për ndeshjen e së premtes kundër Milanit edhe pse ai nuk është stërvitur për më shumë se një muaj.
/BotaSot/