SPORT

Në kërkim të yllit të dytë në fanellë, 72 mijë tifozë kuqezi në “San Siro” për të ndjekur Milanin të shtunën

Milan do të bëjë debutimin sezonal në fushën e tij të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen që skuadra e trajnerit Pioli do të luajë ndaj Torino.

Ter Stegen bën sakrificën për Barcelonën, ul pagën e tij dhe rinovon zyrtarisht deri në vitin 2028
Për këtë ndeshje që do të luhet në “San Siro” është parashikuar prania e 72 mijë tifozëve, pra një stadium i mbushur plot.

Pikërisht tifozët do të jenë arma plus e skuadrës kuqezi, që në debutimin sezonal fitoi 2-0 në shtëpinë e Bologna pak ditë më parë.

Lukaku te Roma? Mourinho: Një tjetër sulmues do të vijë pas Azmoun, më tha Pinto

Kjo shifër e lartë e tifozëve ishte e pritshme, duke parë paraqitjen e mirë të Milan në ndeshjen hapëse të sezonit si dhe numrit të madh të abonimeve, 41.500 të tilla.

Sipas klubit, nga 72 mijë tifozë që do të jenë në total, 10 mijë pritet të vijnë nga jashtë Italisë: Amerika, Izraeli, Franca, Anglia, Belgjika e Gjermania.

Prezantohet Dinamo e re, blerjet e verës, trajneri dhe fanellat dhe stema. Sa shumë risi…
Të pranishëm edhe presidenca e Milan për këtë ndeshje të parë në shtëpi, ndaj dhe “San Siro” ka hapur dyert.

Pra, Milan e nis me një stadium të tejmbushur plot aventurën e tij në fushën e tij, ku tifozët shpresojnë në një tjetër fitore dhe në fund të sezonit Milan të vendosë yllin e dytë në fanellë, duke festuar titullin e 20-të në historinë e Serie A./oranews.tv

Related posts

Skriniar: Ja pse zgjodha PSG

admin

Roma mposht Real Sociedadin, shënon Marash Kumbulla

admin

Robin Krasniqi fiton me nokaut teknik

admin

Leave a Comment