SHQIPËRI

Piu ilaçet e dajës narkoman, vdes foshnja 17 muajshe

Foshnja nga Saranda gjeti vdekjen tragjike, pasi konsumoi ilaçet metadon, të cilat merreshin nga daja i saj, përdorues i lëndëve narkotike.

Vogëlushja me inicialet S.A. u transportua me helikopter nga Saranda, ndërsa ndërroi jetë sot në Spitalin e Tiranës.

Ilaçi i fortë ishte lënë pakujdesisht mbi tavolinë, ndërsa e vogla e ka konsumuar pa vetëdije.

Foshnja kishte baba italian dhe nënë nga Delvina. Humbja e saj ka tronditur thellë opinionin publik.

Për dijeni, metadoni është një ilaç në familjen opiate, substanca që përdoren për të trajtuar dhimbjen, të tilla si kodeina, ose për qëllime rekreative, të tilla si heroina. Opioidet njihen gjithashtu si narkotikë, megjithëse ky term ndonjëherë përfshin kokainën, e cila ka efekte stimuluese.

Banner

Related posts

PS kërkon përjashtim 10 ditë në Kuvend për gjashtë deputetët e PD-së dhe dyfishim të masës për Spahon

admin

Shkoi për të punuar në Greqi, shqiptari gjendet i pajetë në det

admin

Solidarizim me Ukrainën/ Nis marshimi në Tiranë, ambasadorja Kim dhe politikanë të pranishëm

admin

Leave a Comment