SPORT

Operohet Guardiola, City me njoftim zyrtar për mungesën e spanjollit

Banner

Manchester City ka njoftuar se Pep Guadiola i është nënshtruar një operacioni të vogël në shpinë e për rrjedhojë do të mungojë për disa javë.

“Trajneri ynë ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine kohët e fundit.

Ai fluturoi drejt Barcelonës për t’u operuar nga doktori Mireia Illueca.

Ndërhyrja ishte e suksesshme dhe Pep tani ka nisur periudhën e rehabilitimit në Barcelonë,” shkruhet në njoftimin e City-t.

Guardiola do të mungojë deri pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve në shtator. Juanma Lillo do të drejtojë stërvitje n dhe do të jetë në stol në dy ndeshjet e ardhshme të Premier League-s kundër Sheffield United dhe Fulhamit. Guardiola do të rikthehehet kundër West Hamit më 16 shtator.

Banner

Related posts

Ardian Limani konfirmon ndarjen me Dritën

admin

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

admin

Kjo është oferta e Interi Miamit për Messin

admin

Leave a Comment