SPORT

Blerta Bytyqi fituese e garës “8 Marsi – Kupa e Prizrenit”

 Në organizim të Auto Klubit AMTKK, në Prizren është mbajtur gara “8 Marsi – Kupa e Prizrenit”, në të cilën pjesëmarrëse ishin 12 garuese, të cilat garuan në tri klasa.

Gara ishte e karakterit festiv-revial dhe rezultati nuk ishte në plan të parë, por gjithsesi garueset treguan shkathtësitë e tyre.

Fituese e garës, në plasmanin gjeneral, doli Blerta Bytyqi e AMTKK me Audi A3.

“Fillimisht jam e kënaqur që u organizua kjo garë e natyrisht edhe për fitoren, sepse kjo ishte edhe gara e fundit për mua. Kam shumë obligime dhe nuk kam mundësi t’i përkushtohem auto sportit. Gjithsesi ëndrra ime është plotësuar. Unë jam shpallur kampione. Femrave garuese u dëshiroj shumë suksese”, ka thënë Blerta pas fitores.

Në pozitën e dytë u rendit Brunilda Gjura e Prishtina RT me Fiat Punto, ndërsa e treta doli mysafirja nga Maqedonia e Veriut, Maja Milosevska me Opel Astra.

Banner

Related posts

Anglezët kërkojnë 30 milionë euro

admin

Porto nuk pret më, nis kontaktet me Barçën për Nico Gonzales

admin

Tenisti probleme me diabetin, “sulmon” Roland Garrosin

admin

Leave a Comment