KOSOVË

Askush s’mund ta kërcënojë Ballkanin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç ndaj stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë e ka cilësuar deklaratën e Vuçeviç si të papranueshme dhe të rrezikshme.

Kryeministri Rama kujton gjithashtu se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleate të NATO-s dhe të përkushtuara plotësisht ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Kreu i qeverisë e përmbyll reagimin e tij duke thënë se ‘Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme’.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.”, shkruan kryeministri.

Banner

Related posts

Detaje të reja/Kush janë dy të arrestuarit për të cilët u rrethua Vlora?

admin

Skandal në Serbi, zbulohen profilet e rrejshme që mbështesin Vuçiqin dhe fyejnë kundërshtarët e tij në rrjetet sociale

admin

Ish-ushtarët serbë dënohen për përdhunimet e kryera gjatë luftës në Bosnje

admin

Leave a Comment