BOTA

Zgjedhjet presidenciale në Ekuador mes frikës për akte dhune

Në Ekuador po zhvillohen votimeve për të zgjedhur një president të ri ndërsa vendi është përfshirë së fundmi nga një dhunë e pashembullt, që çoi deri në vrasjen e një prej kandidatëve për president, në fillim të këtij muaji.

Mes kandidatët kryesorë në zgjedhjet e së dielës është një aleat i ish-Presidentit Rafael Correa, i cili është larguar nga vendi, si dhe një milioner me përvojë në fushën e sigurisë, që ka premtuar se do të jetë i ashpër ndaj krimit.

Autoritetet kanë vendosur më shumë se 100 mijë policë dhe ushtarë, për të mbrojtur procesin e shmangur mundësitë për dhunë. Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Zgjedhor thanë se zgjedhjet do të dërgojnë “një mesazh të fortë demokratik, uniteti e shprese”.

Votimi në Ekuador është i detyrueshëm për shumicën e popullatës me të drejtë vote, por pjesëmarrja mund të ndikohet për shkak të frikës së njerëzve për të marrë pjesë në votime.


Top Channel

Banner

Related posts

Azerbaixhani nis operacion ushtarak ndaj pozicioneve armene, 2 civilë raportohen të vrarë (fotot)

admin

Blinken niset drejt Kinës, udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta

admin

Pas gjysmë shekulli, i jepet lamtumira avionit ikonë ‘Boeing 747’

admin

Leave a Comment