BOTA

Aksidentohet autobusi me tifozë në Brazil, humbin jetën shtatë persona

Një autobus që transportonte tifozë të ekipit brazilian të futbollit Corinthians, u përplas të dielën pas një ndeshjeje në qytetin e Belo Horizonte, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur 36 të tjerë, tha policia.

Tifozë kishin udhëtuar nga qyteti i Taubaté në shtetin verilindor të Sao Paulos për të parë barazimin 1-1 të ekipit të tyre me Cruzeiro në një ndeshje të kampionatit brazilian të shtunën në mbrëmje.

Pasagjerët deklaruan se autobusi u përmbys duke u përpjekur të shmangte një përplasje me një autobus tjetër.

Ekipi Corinthians tha në një deklaratë se do të japë mbështetje për familjet e viktimave.

Edhe klubet e tjera braziliane shprehën dhimbjen e tyre për aksidentin, siç bëri edhe presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, i cili është gjithashtu një tifoz i klubit.


Top Channel

Banner

Related posts

Izraeli paralajmëron se armët e dërguara në Ukrainë po përfundojnë në duar të gabuara (fotot)

admin

Putin: Populli rus i gatshëm të mbrojë të ardhmen e vendit

admin

Lilium Jet, taksia fluturuese elektrike me ngritje vertikale

admin

Leave a Comment