AKTUALE

Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente dhe sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar

Ministria e Ekonomisë sot ka bërë lansimin e mbështetjes së konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Në këtë hapje ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili ka thënë se sektori i ekonomisë është një nga sektorët kryesor të qeverisë që ai e drejton.

“Se sektori i energjisë është kyq për qeverinë tonë e kemi dëshmuar duke nisur dhe fituar disa nga projektet më të mëdha e më inovative që i kemi pasur në vend. Këtu padyshim bënë pjesë edhe skema e parë për ndërtimin e sistemeve akumuluese, ngrohje qëndrore dhe investim në rehabilitim në kapacitetet tona ekzistuese”, tha Kurti.

Kurti tha se fokusi i tyre nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese, por paralelisht po punojnë edhe në rritje të eficiences së energjisë.

“Në vendin tonë intensiteti energjetik është 3 herë më i lartë se sa në krahasim me shtetet anëtare…Fokusi ynë nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese, por paralelisht po punojmë edhe në rritje të eficiences së energjisë, e kjo nuk është vetëm ulje e konsumit. Eficienca e energjisë, përveçse ndikon në uljen e kostove financiare për familjet dhe ekonominë tonë ajo gjithashtu ndikon në reduktimin e emetimeve të gazrave dhe uljen e importit të energjisë elektrike”, ka thënë kryeministri i vendit.

Ai tha se: “Sot po lansojmë masën e tretë me radhë, subvencionimim e pajisjeve shtëpiake për familje me fokus në përkrahje të qytetarëve me asistencë sociale dhe prindërve vetushqyes”.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se zëvendësimi i pajisjeve me ato efiçiente sjell shumë përfitime për qytetarët.

“Zëvendësimi i pajisjeve jo efecienti me ato efecienti sjellë shumë përfitime për qytetarët, duke ulur faturën dhe efekte pozitive në ambient. Me zëvendësim të pajisjeve, kursimi i energjisë mund të arrijë deri në 40 për qind. Ky ka qenë një nga prioritetet e ministrisë sonë. Këtë vit kemi zgjeruar gamën e masave që do subvencionohen”, theksoi ajo.

Ndryshe, këto janë pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga Ministria e Ekonomisë: Sistemet diellore për ngrohjen e ujit, rrobalarëset, enëlarëset dhe frigoriferët, janë pajisjet shtëpiake efiçiente të radhës të cilat do të subvencionohen për të gjithë qytetarët nga Ministria e Ekonomisë.

Megjithatë, lehtësira, do të ketë për familjet nën asistencë sociale dhe për prindërit vetushqyes. /Telegrafi/

Related posts

Rrëqethëse! Fëmija sirian i bllokuar mes rrënojave të pas tërmetit në Turqi, pi ujë me kapak për të mbijetuar

admin

REISUL ULEMA MORI PJESË NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT MRS GEORG WAUTSAS

admin

Rikujtesë dhjetëvjeçare/ Sa parashikim atëherë, aq realitet sot!

admin

Leave a Comment