AKTUALE

Del sondazhi i fundit i BBC për zgjedhjet në Hungari, ja cili del fitues mes Orban dhe Magyar

Dy sondazhe janë publikuar sapo ka përfunduar votimi dhe të dyja i japin një fitore të madhe partisë opozitare Tisza, çka do të çonte në largimin e Viktor Orbán nga pushteti.

Sondazhi i Median e vendos partinë e Magyar në 57.1% të votave. Kjo sugjeron se Tisza do të fitonte 135 vende, pak më shumë se 133 që nevojiten për një shumicë prej dy të tretash, ndërsa një sondazh i 21 Research Centre i jep Magyar 55% dhe 132 vende.

Sipas Median, partia e Orbán është drejt 37.1% të votave, ndërsa 21 Research Centre i jep Fidesz 38%.

Sipas “Median” sondazhi është zhvilluar gjatë ditës së sotme, ndërsa 21 Research Centre thotë se sondazhi i tij është zhvilluar mes 8-11 prillit.

Banner

Related posts

Mark Gjonaj: Le të krijojmë një mjedis që të rinjtë tanë të lidhen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë miqësi të qëndrueshme.

Gjyla Halili

Abdixhiku: Zgjedhjet në degët e LDK-së në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

admin

Alarm për bombë në gjimnazin e Tetovës dhe shkollën “Goce Dellçev” në Tetovë

Gjyla Halili