Milani prezantoi fanellën e tretë të re në mëngjesin e 17 gushtit.
Nga jeshilja e vitit të kaluar te një fanellë që synon “të bashkojë brezin unik dhe të larmishëm të mbështetësve të Milan-it në mbarë botën”.
Kuqezinjtë kanë zgjedhur të adoptojnë ngjyra të reja në krahasim me ato sociale dhe të krijojnë një përzierje nuancash të ndryshme: “Ngjyra të ndryshme, por gjithmonë Milan”, është slogani i klubit në rrjetet sociale.
Një fanellë e tretë, megjithatë, që ka ndarë tifozët mes atyre që janë pro dhe atyre që janë kundër zgjedhjes së klubit: “E turpshme”, “Fanella më e shëmtuar në historinë e Milan-it”, “E tmerrshme”.
Me pak fjalë, shumë tifozë të kuqezinjve nuk e kanë pëlqyer dhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet e tyre negative për të. Debutimi i fanellës së tretë të Milan-it do të jetë në San Siro më 24 shtator kundër Verona-s.