SPORT

Portieri i City-t shtang tifozët

Scott Carson ka fituar trofeun e tij të pestë që kur u transferua te Manchester City.

Portieri veteran iu bashkua City-t, fillimisht në formë huazimi, në vitin 2019.

Carson, 37 vjeç, ka luajtur vetëm 107 minuta futboll të ekipit të parë për skuadrën e Pep Guardiola-s.

Në këtë kohë ai ka ka koleksionuar dy medalje di fitues i Premier League, një FA Cup dhe një Champions League.

Dhe të mërkurën në mbrëmje ai shtoi një Superkupë në koleksionin e tij, duke regjistruar një ecuri prej një trofeu të fituar pothuajse çdo 21 minuta.

Carson ka qenë në stol në fitoren e City-t ndaj Sevilla-s 5-4 me penallti pas barazimit 1-1 gjatë kohës së rregullt në Greqi.

Portieri, i cili është portieri i tretë i ekipit pas Ederson dhe Stefan Ortega, u pa duke festuar me shokët e skuadrës.

Pamje që kanë shkaktuar shumë reagime nga tifozët e futbollit.

Njëri shkroi: “Scott Carson ka punën më të mirë në botë.

Ky djalë vetëm po mbledh medalje për argëtim”.

Ndërsa një i dytë postoi në Twitter: “Një ditë tjetër, një tjetër medalje për Scott Carson”.

Një i tretë shkroi: “A ka Scott Carson më shumë trofe sesa ndeshje me City-n?”.

Dhe një i katërt komentoi: “Scott Carson po jeton ëndrrën”.

Një tjetër shtoi: “Scott Carson ka gjetur një super punë te Manchester City. Po mbledh medaljet e fituesve pa rrezikuar që t’i kërkohet ndonjëherë të luajë”.

Çuditërisht, Carson ka fituar Champions League me dy klube të ndryshme.

Në vitin 2005 ai ishte portieri rezervë i Liverpool-it gjatë rrugës për në Stamboll.

Megjithatë, ai luajti në një ndeshje të fitores çerekfinale të Të Kuqve ndaj Juventus-it atë vit.

Duke fituar kompeticionin me Manchester City në fillim të këtij sezoni, Carson barazoi rekordin mahnitës të Paulo Maldini-t të 18 viteve diferencë mes triumfeve në Champions League.

Carson ka bërë vetëm dy paraqitje për Manchester City.

Ai luajti 90 minutat e plota në fitoren 4-3 ndaj Newcastle në maj 2021.

Veterani më pas u aktivizua për 17 minutat e fundit të ndeshjes së dytë të ndeshjes së 1/8-ave të Champions League të City-t me Sporting-un në mars 2022.

/BotaSot/

Related posts

Presidenti Abazi mbanë premtimin, ekzekuton premiat speciale pas fitores ndaj Dritës

admin

Alan Shearer përmend një gjë që ndan Arsenalin dhe Man Cityn në garën për titull në Ligën Premier

Gjyla Halili

Brazili kërkon djalin e Marcelos

admin

Leave a Comment