SPORT

Milani rinovon me një titullar

Banner

Pas golit dhe kualifikimit është radha e rinovimit. Oliver Giroud humbi një penallti në “Diego Maradona”. Por disa minuta më vonë shënoi golin e Milanit në barazimin 1-1 ndaj Napolit, rezultat që i mjaftoi kuqezinjve për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Sulmuesi francez vijon të japë një kontribut të madh te kampionët në fuqi të Italisë, pavarësisht 36 viteve mbi supe. Giroud ndodhet në vitin e fundit të kontratës, por aventura kuqezi do të vazhdojë.

Drejtuesit e “Djallit” kanë arritur akordin me agjentin e sulmuesit. Francezi do të firmosë për një tjetër vit, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025.

Giroud do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon nga kontrata e re.

Sulmuesi, i cili gjatë këtij sezoni ka shënuar 13 gola, do të firmosë sot kontratën e re me Milanin.

/BotaSot/

Related posts

Pas humbjes nga Barcelona, Ancelotti ka një mesazh për katalonasit

admin

Vajzat kuqezi rrëfejnë eksperiencën dhe falenderojnë FSHF-në për nismën

admin

​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

admin

Leave a Comment