AKTUALE

Sindroma meningjeale, IKSHPK thirrje të rritet vigjilenca sa i përket klorizimit të ujit

Banner

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka rekomanduar rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij sikurse edhe të kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave, që duhet të jetë i përhershëm.

IKSHPK  në njoftimin e bërë për media thotë se nga institucionet shëndetësore të gjitha niveleve kërkohet raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshuara në infeksione, si Sindroma meningjeale apo të tjera, transmeton Telegrafi.

“Sindroma meningjeale (grup i simptomave që tregojnë për ndezje të cipave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore) më së shpeshti shkaktohet nga një proces inflamator për shkak të infeksioneve bakteriale ose virale. Si rrugë e mundshme e infeksionit mund të jenë vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije”, thekson IKSHPK

Reagimi i plotë:

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të infeksioneve të ndryshme karakteristike për stinën e verës, dhe në veçanti parandalimin e infeksioneve që përhapen në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve, si pishinat publike dhe private, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rekomandon rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij sikur edhe të kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave, që duhet të jetë i përhershëm.

Ndërkohë, nga institucionet shëndetësore të gjitha niveleve kërkohet raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshuara në infeksione, si Sindroma meningjeale apo të tjera.

IKShPK ka shtuar gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, marrë parasysh faktin se numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.

Sindroma meningjeale (grup i simptomave që tregojnë për ndezje të cipave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore) më së shpeshti shkaktohet nga një proces inflamator për shkak të infeksioneve bakteriale ose virale. Si rrugë e mundshme e infeksionit mund të jenë vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.

IKShPK rikujton institucionet shëndetësore se bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (LNR: 02/L-109), raportimi i sëmundjes dhe hulumtimi është i obliguar në rast të epidemisë apo rrezikut për shfaqje të saj.

• Kontrollimi dhe klorizimi i ujit të pishinave duhet të jetë i përhershëm;
• Mirëmbajtja dhe pastrimi i rregullt i pishinave familjare;
• Raportimi i sëmundjes dhe hulumtimi është i obliguar në rast të epidemisë apo rrezikut për shfaqje të saj;
• Konfirmimi laboratorik dhe njohja e shkaktarit e domosdoshme;
• Raportimi i menjëhershëm (brenda 24 orëve) i rastit të vdekjes nga Meningjiti nga spitali, klinika, etj.
• Edukimi shëndetësor i popullatës mbi masat e përgjithshme parandaluese;
• Komunikimi me media dhe informimi i popullatës;
• Shpërndarja e informatave në të gjitha nivelet dhe partnerët relevantë;
• Promovimi dhe edukimi shëndetësor në institucionet parashkollore dhe shkollore; /Telegrafi/

Banner

Related posts

Lladrovci: Mirëpres shpalljen “investitor strategjik” për kompaninë që do të investojë në Drenas mbi 170 milion euro

admin

Bexheti thotë se Fronti Europian do të zgjerohet, kërkon që VLEN dhe VMRO të pranojnë idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili

Patriotë nga Tirana vizituan Vatrën

Gjyla Halili

Leave a Comment