AKTUALE

“Njerëzit po i kthehen tradicionales”, Elbasani gati të mirëpresë Ditën e Verës

Në qytetin e Elbasanit kanë përfunduar përgatitjet e Ditës së Verës. E njohur ndryshe edhe si dita e luleve, kjo festë është kthyer në një ritual popullor për qytetin e Elbasanit.

Mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit do të prezantohet një koncert i madh me këngëtarët më në zë. Sakaq gjatë gjithë ditës së nesërme programi artistik do të jetë i ngjeshur me këngë dhe valle popullore, muzikë, cirk, karnavale si dhe ndeshje futbolli e lojëra të ndryshme.

 

Risi për këtë vit është mungesa e panairit industrial, ku biznese nga i gjithë vendi dhe rajoni ekspozonin produktet e tyre për të gjithë ata që i bashkoheshin kremtimeve të kësaj dite. Në mungesë të panairit industrial ne lulishten qendrore është ngritur panairi i zejeve ku 30-të stenda ekspozojnë prodhimet artizanale të fushave të ndryshme.

 

Sipas qytetarëve në këto stenda qëllimi ëhstë rikthimi te tradita dhe produktet artizanale.

 

Ndonëse interesi i qytetarëve për produktet tradicionale shihet se ka nisur të rritet, kushtet ekonomike bëjnë që blerjet qoftë edhe në panaire si ky të jenë minimale.

 

Deri tani veç drejtuesve vendorë dhe përfaqësuesve të opozitës lokale nuk dihet se cili nga figurat e rëndësishme të politikës do ta urojë Ditën e Verës nga qyteti ku ka lindur kjo festë.

 

Disa nga qytetaret e pyetur nga gazetarja Entela Duka prezantuan produktet që ata ofrojnë dhe shprehen mbi interesine qytetarëve për produktet artizanale.

 

Qytetarja: “Ballokumja është ëmbëlsira tradicionale e Elbasanit, këto që kam këtu i ka bërë tezja ime, janë ballokume të bëra në shtëpi jo dyqani. Të gjithë përbërësit janë bio, po qytetarëve u është larguar interesi edhe prej ngritjes së çmimeve. Mund ta shikoni edhe vetë si është situata, gjërat janë shtrenjtuar shumë.”

 

Qytetari: “Të gjitha që shikon këtu i kam pregatitur unë, me duart e mia. Nëse puna është e mirë, interesi i qytetarëve është i lartë. Ia kam mësuar djalit po ai është larguar nga Shqipëria.”

 

“Këto që kam prezantuar unë jam punime me dorë, centro mbulesa, pjesa e arredimit. Shumica e punimeve janë me grep dhe disa më gjilpërë. Janë ndërthurur disa teknika tradicionale për të realizuar këto punime. Ne jemi një familje që punojmë, profesionin na e ka trashëguar tezja. Mendoj t’ia trashëgoj vajzës, ka mësuar disa gjëra.

 

“Ka filluar të kthehet interesi për punimet tradicionale. Më parë kishim probleme për shkak të konkurrencës nga prodhimet industriale, po njerëzit u ngopën me to dhe iu kthyen sërish tradicionales dhe prej cilësisë që ajo ka.”

Related posts

Vullnet Murseli i përgjigjet Taravarit: Bisedat me VMRO-në në 2021 i ke bërë ti

Gjyla Halili

Pendarovski: Mbështetje e plotë për Ukrainën, në rrugën që ata do ta zgjedhin

Gjyla Halili

E quajti vendin e saj “Maqedoni”, DASH reagon ndaj presidentes së re: SHBA-ja mbetet e vendosur për marrëveshjen e Prespës

Gjyla Halili

Leave a Comment