AKTUALE

Në mesnatë përfundoi mbledhja e nënshkrimeve. Zyrtarisht shtatë kandidat në garë për president

Banner

Në mesnatë skadoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president në zgjedhjet presidenciale që filloi më 23 shkurt. Zyrtarisht në garë janë 7 kandidatë për zgjedhje presidenciale, rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 24 prill të këtij viti.

Sipas të dhënave të KSHZ, deri më 7 mars ora 20, nga 15 kandidatët e paraqitur për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, deri më tani 10 mijë nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja, i cili ka 22 413 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së – 28 086 nënshkrime, Bujar Osmani nga BDI – 11 085 nënshkrime, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptarë VLEN 10 708 nënshkrime, kandidati i GROM-it Stevoç Jakimovski – 11 292 nënshkrime, Maksim Dimitievski, lider i partisë ZNAM – Për Maqedoninë tonë – 11 605 nënshrkime dhe Blijana Vankovska Cvetkovska nga Levica – 10 568 nënshkrime.

Të gjithë kandidatët e tjerë kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Unioni Demokratik Boshnjak ka 3 243, Vello Markovski 1 668 nënshkrime, Gjorgji Manaskov 496, Zorica Cvetkovska 293, Gospodin Poposki 147, Goce Ristov 6 dhe Dragan Nikollovski 8 nënshkrime. . Deri më tani, sipas KSHZ-së, nuk ka asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski.

Mbledhja e nënshkrimeve është bërë në të gjitha zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 pushteteve lokale dhe te noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatit për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur parashtrues i listës së kandidatit për president janë deputetë, është e nevojshme që mblidhen së paku 30 nënshkrime nga deputetët.

Listat e kandidatëve për President të shtetit, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë.

Banner

Related posts

Bdi dega Kërçovë takim me aktivin e KV Premkë

Gjyla Halili

BDI: Kadare nuk mund të përdoret si mall për manipulime politike

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Ëndrra e të rënëve për liri duhet të jetojnë përgjithmonë në mendjen tonë

Gjyla Halili