SHOWBIZ

Era Istrefi publikon fotografi nga pushimet me Amir Rrahmanin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, pak muaj më parë konfirmoi lidhjen e saj të re e futbollistin Amir Rrahmani.

Dyshja duket se kalojnë shumë mirë në krahët e njëri-tjetrit, gjersa së fundmi kanë qenë edhe në pushime së bashku.

Këngëtarja e hitit “Bonbon” ishte ajo e cila ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze me të dashurin.

Imazhet përfshijnë poza të saj me bikini, teksa vë në pah figurën e saj të tonifikuar të trupit, ndërsa freskohet me pijen energjike “Golden Eagle”.

Në një fotografi tjetër, Era shfaq një pije freskuese e cila mbahet në duar nga Amiri, të cilit mundohet të mos ia zbulojë identitetin, teksa ia shfaq vetëm trupin.

Era përndryshe edhe këtë sezon veror ka qenë mjaft aktive në muzikë, duke u angazhuar në mbrëmje muzikore të ndryshme.

Related posts

Liria dhe koha është mbi gjithçka për ata, shenjat e zodiakut që e kanë “fobi” martesën

admin

BBC: E djathta në SHBA përhap teoritë e rreme që thotë se ‘lufta në Ukrainë është e rreme’ (fotot)

admin

Mimozat e arta të Shqipërisë, pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë

admin

Leave a Comment