SHOWBIZ

Konfirmohet lidhja e Harry Styles me aktoren Taylor Russell

Banner

Harry Styles ka konfirmuar romancën e tij me Taylor Russell, teksa dyshja u shfaqën në një ekspozitë të mërkurën në Londër.

Këngëtari, 29 vjeçar, kishte ndjekur fshehurazi shfaqjen e re të aktores së “Effect” në Teatrin Kombëtar.

Fotografitë tregojnë se dyshja mezi i mbanin sytë larg njëri-tjetrit, me yllin e “Bones And All”, 28 vjeçe, që kishte vendosur njërën dorë mbi supin e Harryt.

Foto: Splash News

Ish-ylli i “One Direction” u shfaq i dashuruar teksa u përkul dhe i fliste në vesh Taylorit, duke mos vënë re askënd përreth tij.

Ai më pas e prezantoi të dashurën e re me mikun James Corden dhe gruan e tij, Julia Carey, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm.

Foto: Splash News

Dalja e tyre vjen një muaj pasi nxitën thashethemet për lidhje, meqë aktorja mori pjesë në koncertin e këngëtarit në Vjenë.

Krijuesi i hitit “As It Was” muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të romancave të reja.

Foto: Splash News

Ajo muaj më parë u pa duke u puthur me modelen Emily Ratajkowski. /Telegrafi

Banner

Related posts

Mesazhi misterioz i Joana Sanz i referohet futbollistit Dani Alves?!

admin

Shufrat misterioze të dritës në qiellin e Hauait nxisin mediat të flasin për ‘krisje të matriksit’ (video)

admin

Mund të identifikoni ‘thesarin’ nga sendet e pavlera të kuzhinës?/ Objekti i vogël $2,500 fshihet mes porcelaneve (fotot)

admin

Leave a Comment