Përcaktohet sektori ku do të vendosen tifozët e skuadrës rrogozhinase
Gushti mund të cilësohet padyshim si muaji i “italomanisë”, sepse, përveç miqësores midis Partizanit dhe Romës, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në Tiranë, të dielën do të zhvillohet një tjetër miqësore luksi midis ekipeve shqiptare dhe atyre të Serisë A.
Egnatia përballet me Inter-in në Ferrara dhe klubi rrogozhinas ka nisur të mobilizojë tifozët, sidomos ata që ndodhen në Itali. Ndeshja është programuar për t’u luajtur në Stadiumin “Paolo Maca” të Ferrara-s, një impiant me një kapacitet prej 16.136 vendesh, teksa aty i luan ndeshjet si pritëse skuadra e SPAL-it, e cila këtë sezon militon në Serie C.
Prej pak ditësh, Inter-i ka nxjerrë në shitje edhe biletat dhe kjo ka zgjuar edhe interesimin e shumë emigrantëve shqiptarë, të që jetojnë dhe punojnë në Itali. Sipas asaj që ka njoftuar vetë klubi zikaltër tifozeria e Egnatias është parashikuar të vendoset në sektorin pas portë, aty ku biletat do të kushtojnë 14 euro.