BOTA

Maldive, gjykata i ndalon garimin në zgjedhje ish-presidentit Yameen

Gjykata Supreme e Maldives konfirmoi të dielën se ish-presidenti Abdulla Yameen Abdul Gayoom, i cili është i burgosur, e ka të ndaluar të garojë në zgjedhjet presidenciale në shtator.

Ky vendim është një tjetër goditje për Partinë Progresive të Maldives (PPM), e cila e shpalli Yameenin kandidat të partisë për zgjedhjet e reja, para se ai të dënohej me burg në dhjetor për korrupsion dhe shpëlarje parash derisa ishte president.

Yameen, 64 vjeç, është duke e kryer një dënim me 11 vjet burgim. Gjykata Supreme e mbajti në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur Zgjedhor për t’ia ndaluar Yameenit garimin për president më 9 shtator.

PPM-ja nuk e kishte nominuar asnjë kandidat tjetër për president, duke shpresuar se Yameeni do të ishte në gjendje të garonte pas ankesës në GJykatën Supreme.

Afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për president ishte 3 gushti, por u zgjat për katër ditë, deri të hënën e 7 gushtit. Presidenti Ibrahim Mohamed Solih, i cili e mposhti Yameenin në zgjedhjet e shtatorit 2018, po garon për t’u rizgjedhur.

PPM-ja shpresonte se do ta sfidonte seriozisht Solihun, por burime brenda partisë kanë thënë në kushte unanimiteti për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, se ata mund ta mbështesin tani një kandidat të jashtëm.

Në kulmin e pushtetit të tij, Yameeni i burgosi apo detyrojë të ikin në mërgim figurat politike që i vlerësonte si kërcënim për sundimin e tij. Ai u kthye kah Kina dhe mori hua të mëdha për projektet e infrastrukturës, duke e zemëruar Indinë e cila i ka ndihmuar tradicionalisht.

Nju Delhi i kishte rregulluar marrëdhëniet me Maldives pas disfatës së Yameenit më 2018, duke derdhur miliona dollarë në ndërtimin e rrugëve dhe urave.

Yameeni kishte tentuar të mbetej në pushtet pas humbjes së papritur më 2018, por u detyrua të largohej për shkak të paralajmërimit të Uashingtonit për sanksione./Rel


Top Channel

Related posts

“Nuk ka asgjë për të thënë”/ Zelensky për rrëzimin e avionit që vrau Prigozhin: Gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit

admin

Presidenti i Afrikës së Jugut: Arrestimi i Putinit do të ishte shpallje lufte

admin

Shifër marramendëse! Kryevepra e Pikasos do të arrijë shifrën 120 mln dollarë në ankand

admin

Leave a Comment