Lëndimi në minifazën përgatitore mund të rezultojë fatale për Thomas Mullerit.
Edhe pse emri tij u lakua në media për një largim të mundshëm, bordi i kampionëve i hodhi poshtë këto zëra.
Megjithatë problemet fizike e mbajtën larg përgatitjeve në vigjilje të sezonit të ri.
Pikërisht ky element mund të ndikojë te trajneri Thomas Tuchel që 33- vjeçari të shikohet si alternativë te Bayerni, ndrysshe nga sa ka “aktruar” në etapat e shkuara, roli i protagonistit, jo vetëm në formacionin bazë, por edhe në spektrin e golave dhe asistimeve.
Një panoramë e tillë u evidentua edhe në javët e fundit të Bundesligës në ciklin 2022-2023, ndonëse u shuan në mënyrë të vrullshme nga brenda ekipit. Opsionet e shumta në fazën ofensive, bashkë me mbërritjen e mundshme të Kejnit, do t’i jepte më pak hapësira futbollisti me numër “25”.
Çupo-Moting, Matis Til, Serzh Gnabri, Kinglsi Koman e Leroi Sane janë disa nga alternativat permanente për t’i zënë vendin lojtarit më të vjetër në grupin aktual. Bashkëpunimi me bavarezët i skadon vitin e ardhshëm dhe aludimet mbi një kontratë të re mbeten “të vakëta”.
Vetë Muller e ka shprehur se dëshiron të luajë edhe dy vjet të tjera me kampionët.
/BotaSot/