SHOWBIZ

“Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital! Nis turneun në tetor

Një muaj pasi mbretëresha e popit Madonna u shtrua në reanimacion për shkak të një infeksioni bakterial, gjendja e saj shëndetësore është duke u përmirësuar dhe njerëzit e afërm po e ndihmojnë të rimarrë veten.

Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të dielën, duke shfaqur një seri fotosh me dy nga gjashtë fëmijët e saj.

Si nënë, është e lehtë të “jepesh pas fëmijëve të t’u për të plotësuar gjithçka për të cilën ata kanë nevojë“, tha Madonna. Megjithatë, pasi ajo u sëmur vuri re gjithë ky kujdes i shtuar ndaj fëmijëve, iu kthye dyfish. “Fëmijët e mi u shfaqën, ishin vërtet aty për mua”- tha ikona e muzikës, duke i konisderuar ata forcën e saj.

Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë. Ajo e bëri të gjithë ndryshimin.”

Madonna ndan një vajzë, Lourdes Leon, me Carlos Leon dhe një djalë që quajtur Rocco Ritchie, me regjisorin Guy Ritchie. Ajo është gjithashtu nënë e katër fëmijëve të birësuar – David Banda, Chifundo “Mercy” James dhe binjakëve Stella dhe Estere.

Në mesazhin në rrjetet sociale, Madonna shprehu mirënjohje edhe për mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Guy Oseary, i cili i dhuroi asaj një polaroid të Keith Haring “duke veshur një xhaketë me fytyrën e Michael Jackson të pikturuar në të”; veshje për të cilën mbretëresha e popit shkroi se ishte “rrëmbyer” nga Andy Warhol.

Madonna tha se qau kur mori dhuratën e Oseary sepse aty e kuptoi se sa me fat është që është gjallë. “Dhe sa me fat jam që i kam njohur këta njerëz dhe kaq shumë të tjerë që tashmë janë shuar”- u shpreh ajo.

Oseary njoftoi në qershor se Madonna ishte në ICU pasi kishte një “infeksion të rëndë bakterial”. CNN raportoi se këngëtarja e “Vogue” u lirua nga spitali disa ditë më vonë, duke u dërguar për rikuperim në shtëpi. Në fillim të këtij muaji, fituesja e Grammy-t njoftoi se po e riplanifikonte fillimin e turneut të saj ndërkombëtar “Celebration” për në tetor.

“Faleminderit engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lanë të qëndroj për të përfunduar punën time”, përmbylli kështu postimin e saj Madonna.

Related posts

Eurovisioni nuk ka më vlera, politika triumfoi

admin

Olsi Bylyku dhe Ronela Hajati publikuan këngën “Si ke mujt”

admin

Nuk humbet asnjë rast, Sam Smith rrëmben vëmendjen e të gjithëve në “Brit Awards” me veshjen e tij!

admin

Leave a Comment