SHOWBIZ

Sonte me sytë nga qielli! Super Hëna e Plotë do të jetë shumë afër Tokës

Nga sot 03/07/2023 do zhvillohet Super Hëna e Plotë e Korrikut, e cila do të jetë 7% më e ndritshme dhe më intensive me sy të lirë. Sipas shkencëtarëve, kjo Hënë e Plotë do të jetë shumë më e dukshme për njerëzit, pasi do të jetë rreth 22.5 mijë kilometra më afër se zakonisht planetit Tokë.

Konkretisht do të jetë 361.934 km larg, ndërsa dukshmëria e saj do të jetë më e mirë gjatë natës. Distanca e Hënës ndryshon shpesh, por kur është Super e plotë është rreth 384,403 km larg. Por këtë herë, do të kemi mundësinë të shijojmë hënën e plotë dhe të ndritshme të korrikut nga disa mijëra kilometra më afër.

Sonte, sigurohuni që të mos e humbisni, megjithëse më 1 gusht do të kemi edhe një Hënë të Plotë të re.

Banner

Related posts

“Harrova çdo dhimbje, lot e zhgënjim”, Kiara flet pas propozimit që i birë Luizi

admin

Ftesë në 5/ Këngë si Luizi-Kiarës për Shën Valentin, e ftuara: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë…

admin

Whatsapp po vjen me një super përditësim

admin

Leave a Comment