SHQIPËRI

Babë e bir nga Kosova tentuan ta kalojnë kufirin me 28 mijë euro të padeklaruara, policia ia sekuestron

Babë e bir nga Kosova, janë ndalur nga policia kufitare në Muriqan, pasi nuk i kanë deklaruar të hollat që kishin brenda veturës.

Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjet, kanë gjetur dhe sekuestruar 28,400 euro që i posedonte shtetasi P.P.

I dyshuari është shtetas nga Kosova me banim në Gjermani.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir)”, thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore”.

“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”.

Banner

Related posts

Një autobus përfshihet nga zjarri në një autostradë në Kroaci, kjo është gjendja e pasagjerëve

admin

Ai dërgoi Serbia armë? Reagon ambasada ukrainase në Beograd

admin

Debati për etikën në Kuvend/ Balluku, kritika opozitarëve për përmendjen e familjarëve

admin

Leave a Comment