Mbetjet e një anijeje të lashtë romake 2000 vjet më parë janë gjetur në brigjet e Italisë.
Anija u gjet në portin e Civitavecchia rreth 80 km në veri-perëndim të Romës. Ajo daton rreth shekullit 1 ose 2 para Krishtit dhe u gjet i ngarkuar me qindra amfora, një lloj kavanozi romak terrakote.
Qeramika u gjet kryesisht e paprekur, tha në një deklaratë skuadra e artit e policisë së karabinierëve.
Anija, e vlerësuar të jetë më shumë se 20 metra e gjatë, u zbulua në një shtrat me rërë 160 metra nën nivelin e detit.
Skuadra e policisë së artit, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paçmuar të Italisë tha se reliket u gjetën dhe u filmuan me anë të një roboti të drejtuar në distancë.
Nuk dihet se për çfarë janë përdorur kavanozët romakë në bord, megjithëse zakonisht amforat përdoreshin për të transportuar mallra, si vaj, verë ose salcë peshku. Artefakte të tilla gjenden gjerësisht në të gjithë botën e lashtë lindore të Mesdheut.
Zbulimi i anijeve të rrënuara nuk është gjë e pazakontë, ndërsa thuhet se ka mijëra rreth Mesdheut. Në vitin 2018, një anije tregtare greke që daton më shumë se 2,400 vjet u gjet në brigjet bullgare dhe u konsiderua si anija më e vjetër e paprekur në botë.
Gjithashtu në vitin 2018, dhjetëra anije të mbytura u gjetën në detin Egje që datojnë nga epoka greke, romake dhe bizantine.
Top Channel