AKTUALE

Marrëveshje në Qafë Thanë: Shtohet efikasiteti i shërbimeve kufitare RMV-Shqipëri

Z. Semir Musa, ndihmës drejtor Sektori për punë administrative dhe teknike në doganë, ka deklaruar se është nënshkruar Protokolli dhe përgatitjet përfundimtare për vendosjen e One-Stop-Shop në këtë vendkalim kufitar, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Postimi i plotë i z. Musa:

Sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë mes drejtorëve të dy doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut zoti Stefan Bogoev dhe të Shqipërisë zoti Genti Gazheli u nenshkrua Protokoli i fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalimi kufitar mes dy vendeve.
Me nënshkrimin e Protokolit, përfundojnë edhe përgatitjet përfundimtare për vendosjen e One-Stop-Shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin më efikas dhe më të lehtë të formaliteteve kufitare, pritje më të shkurtër në kufi, gjegjësisht shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe udhëtarët.
We did it…???

Banner

Related posts

Udhëzime për votim në zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Fronti proeuropian një rast historik për gjeneratat e reja, mos të lëshojmë momentin

admin

Tensione në Veri, ose paradhoma e një protektorati rë ti!

admin

Leave a Comment