AKTUALE

Kasami, në Malësinë e Tetovës për të shpalosur projektet e tij

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka vijuar me aktivitetet intenzive në terren edhe në këtë fillim jave.

Mbrëmë ai ka njoftuar se ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Sellcë, ku ua ka dorëzuar atyre lejen e ndërtimit të shkollës, një premtim të kahmotshëm që qeverisjeve të kaluara por që asnjëherë e bërë realitet.

Para banorëve të këtij fshati, Kasami u zotua se rikonstruimi i rrugës prej qyteti deri në rrugën e Kalasë është prioritet i tij dhe se shumë shpejtë do të finalizohet projekti.

Pos këtij aktivitieti, Kasami gjatë ditës poashtu ka parë nga afër asfaltimin e rrugës Sellcë – Vicë, një rrugë e cila shumë shpejt do të vihet në funksion për banorët e kësaj zone. Në realizimin e punimeve në këtë rrugë, Kasami kërkoi nga banorët mirëkuptim për pengesat që mund të hasin derisa po realizohet ky projekt.

Kasami njoftoi se do ti qëndroj pas zotimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e Malësisë së Tetovës, kështu duke bërë më të lehtë jetën për banorët e këtyre fshatrave.

Banner

Related posts

Skender Rexhepi: VLEN-i është bërë si “Big Brother” – nuk dihet kush hyn e kush del

Gjyla Halili

Aggeler uron Siljanovskën pasi do të bëhet presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Amanda Holden shndërrohet në Marilyn Monroe me një nga dukjet e fundit në një festë

admin

Leave a Comment