BOTA

Greqia nën pushtetin e flakëve/ Kulmi i sezonit, ishulli i Korfuzit përfshihet nga zjarri

Një tjetër zjarr gjigant ka shpërthyer para pak minutash në zonën e Korfuzit përballë Ksamilit.

Sipas forcave zjarrfikëse është dhënë urdhër për evakuim të pesë fshatrave.

Flakët janë të dukshme që nga Saranda. Në zonë po drejtohen forca zjarrfikëse ndërsa situata vlerësohet si e rrezikshme. Pesë fshatrat janë Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. Aktualisht kanë nisur ndërhyrjet nga ajri me helikopter.

Kassiopia është një ndër pikat më të vizituara të ishullit. Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik,  plazhet dhe hotelet e zonës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota.


Top Channel

Banner

Related posts

Shtatë vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

admin

Një transgjinore 22-vjeçare fiton “Miss Universe Holandë 2023”

admin

Rusia thotë se ka penguar dy dronë amerikanë afër Krimesë

admin

Leave a Comment